E diela poetike me 7 poezi brilante e 7 poete;Nexha Reçica 
ENDE NUK PO BESOJ
———————————-
Ende nuk po besoj
se ti ike këtyre ngricave
në kohën kur bisedonim
për lulishte.
Në unazën e mesnatës
posi një vetëtimë
hudhe një grusht gënjeshtrash
dhe ike në kërkim të magjisë.
Ende nuk po besoj
se ti pas një lehje qeni
i more kockat bashkë me të
dhe ike errësirës
në drejtim të pyllit.
N. Reçica