E diela poetike me poeten; – ALAB SIBEL
Premtimi Më Mbeti Pengë
“”””””””””””””””””””””””””””
Nga dita që dola nga shpija
Udhën e kurbetit e mora
Nji lot mërzie mpikej tek vatra
Kurë më përcjellën mua
Me ngushëllim qau vllau e motra !!
Me gjysmë zëri mthanë udhë të mbarë
Nana e baba me lotë vendin tui e larë
U mërzitën mbetën mbeta pa fjalë
I mora udhët e kurbetit ni rini si fëmija më i parë
Edhe komshit kurë më panë tu u nisë
Me lotë në sy mthanë udhë e mbarë !!
U nisa e dola e me krye mbrapa udhën e fillova
Lotin e ndarjes edhe unë rëndë e përjetova
Ni rrugë të panjohur më parë e vazhdova
Duke mos e ditur se në kurbet të zi
Sikur nu vendlindje nuk ecën as ora !!
Kurë dola nga shpija prindërve ju premtova
Se shpejtë do të kthehem e të vi tek vatra
Po premtimi im ishte kenë gabim
Dola në kurbet për pak kohë
E mbeta me vite në shpi pa u kthy !!
mërzia e kurbetit më kyqi në dry
Vetmia e trishtë lotin ma solli ndër sy
Fjalën që i premtova prindit më mbeti pengë
Ata ndërruan jetë , e unë s’munda me ardhë me i pa as për së fundmi herë
Se më mbajti pengë ky kurbet i shkretë
E shpirtin ma mbushi plotë mërzi e vrer
Nga dita që shkova su gëzova asnjëherë !!
Autore – ALAB SIBEL
Dt-01-05-2022