E diela poetike me poeten; Valbona R.Hadri

0

Gjithmonë ….

___________________________

Është një arsye përse ndodhin gjërat.

Edhe pse e kemi vështirë të përballemi me pritjen dhe të papriturat.

Êshtê një ngjyrim zëri apo një fjalë zemre që ndryshon rrahjen e zemrës së dikujt .

Është një shpresê që ka fuqinë e përjetshme, mbështetur në forcên e besimit pêr betimin e dhënë.

Janē kujtimet me ndjenjë të veçantë ku pêrmes lotëve lehtësojmë rrugëtimin nëpêr plagët e jetës.

Gjithmonë është një vështrim që pasqyron shumë .

Dhe në vete bartë thesarin me plot fshehtësi.

Ka persona të cilëve u themi lamtumirë me fjalë por në zemër i mbajmë përgjithmonë.

Gjithmonë ka orë dhe momente të veçanta në jetën tonë që bartin me vete roman jete…

Gjithmonë…..

05.08.2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *