E diela poetike me poeten:Albina Trebicka

UNE dhe TI…

————————

Unë dhe ti dikur një rastësi

Unë dhe ti puthje në harresë

Unë dhe ti sot të ulur përbri

Me burrin unë, me gruan ti…

Një vështrim i heshtur sy më sy

Ca puthje dikur,të humbura diku

Një përshëndetje në këtë përballje

Bota është e vogël, edhe e madhe…

Unë dhe ti në një çast hutimi

Në ajër i varur mbeti ankthi

Nëpër kujtime nisi fluturimi

Reve avioni sekretin mbarti

Unë dhe ti…një rastësi në rini

Ne të dy një histori, në fshehtësi

A.TREBICKA 05.05.2022