E diela poetike me poeten,Eli Zeneli

T’I BESOSH VETËM NJERIUT

————————————————

Ti besosh vetëm njeriut,

Por jo çdo dykëmbësh është njeri,

Më pat thënë babai

Mua çapkënës së papërmbajtur.

Kanë kaluar shumë vite

E babai nuk është më në këtë botë

Për të më mbrojtur nga rrebeshet

Me urtësinë e tij prej filozofi.

Kërkimi im për ta gjetur njeriun,

Ku mund ta adresoj besimin

Në shtatë mrekullitë e botës

Nuk u ndalë në asnjë kufi

Të dukshëm apo të padukshëm.

Mua çapkënes së papërmbajtur

Më pat thënë babai

Se njeri nuk është çdo dykëmbësh,

Prandaj t’i besosh vetëm njeriut