E diela poetike me poetin;Enver SAHITI
1.Valë mallëngjimi
——————————
(Për ata qe na iken nga kjo botë)
Ujëvarë mendimesh rrjedhin si lum
Për ata që na ikën nga kjo botë.
E zemra e thotë atë që e ndjenë,
Mu ashtu siç vala ujëdetin shkundë.
Shkundje tërmetesh e ndjenja pa fund
dhe pastaj lotët rrjedhin lum.
Mall për ata që i patëm, e sot nuk i kem
Jo fizikisht, por në mendje përherë,
Do jetojmë me ju me kujtimet e bukura
Dhe do ju kemi n’zemer për jetë.
2.Mbi siperfaqen e Detit
————————–
Si shkëlqim drite që vjen
Mbi atë ujin e kripur t’detit
E mbi sipërfaqe vezullon si hije
dhe fshihesh nga valet në pafundësi.
Tretesh n’largësinë e detit pa fund
Si ngjalë e pa ngopura në not
Përshkon anët e detit as frike nuk ke
Shijon kaltërsitë dhe kohen si sot..
3.Sa botë e vogël
————————–
Me hapa gërryej rrugëtimin tim
drejt kryqëzimit të rrugëve pa orientim,
Sa botë e vogël më je,
as hapërimin smundë ta shtrijë.
Humbet rruga para syve
nga drita vezulluese
si pedale kurore trëndafili
në majë të degës së sajë.
/www,QendraPress,com/