E diela poetike me shtatë poet:Qazim Thaçi/
Shëtia e natës breg Drinit dhe codi besës
———————————————————
Shëtia e natës breg Drinit dhe codi besës
_____________________________________
Nata me gjenë shpesh breg Drinit me codin e besës
Duke mat dhembjen e dashurisë si një ankth i kohës
E kah të shkohet me busollën e gabuar të kombit
Kur vetëtima e rinisë bubullon ende nëpër venët e mija
Po shëtisë Breg Drinit me shtojzavallet e Pashtrikut
Si amanet i them të dashurës që ta ruajë dashurinë
Jo si kult bese as si dëshmi kohe,por si pasqyrë e kësaj pabesie
Se aty breg Drinit mund të vras ëndrrat e hershme të mijat
Zëri i sajë patrembshëm sonte mi prish rimat e poezisë time
Si dikur kur mi shprishte kaçurrelat mbi ballë e më këndonte
Ninulat e Nanes, se kjo botë është plotë ëndrrime
Pa ditur sa shumë dhembje në shpirt kishte kalitur.
Natë më gjen shpesh breg Drinit me codin e besës
Duke mat dhembjen si kujtim të shkuarës plotë trishtim…