E diela poetike me vargjet emblematike të poetes :Nexha Reçica

NUK MUNDESH 

———————————–

Nuk mundesh të harrosh 

Engjëllinë e pagjumë 

Që kujtesën ta shpirtëzon! 

Nuk mundesh të harrosh 

Dëshirën e stinëve 

Që në grusht na mbajnë! 

Nuk mundesh të harrosh 

Se jemi fatlumë, 

Nga dashuria jonë!

DETI NE QERSHOR

Zbret madhërishëm,

Bashkë me shkumë të bardhë

Flluskat e tij më lagin

Kur unë i rri pranë!

E dua detin në cdo stinë

Asnjëherë si në qershor,

JO vetëm se më përqafon

Por më shuan dhe mallë!

Pranë tij prehem

Heshtja më bëhet fjalë,

U zhvesha prej hirit të tij

Duke dashuruar pa pra!

Golem,18 qershor 2021

FLUTUROJ PERMES TEJE

Unë fluturoj përmes teje

Dhe tretem atje në pyll.

Kur ti je me mua

Më je një yll!

Unë fluturoj përmes teje

Ngjitem atje lartë në qiell,

Përmbi re jetoj

Kap me dorë hënë e diell!

Unë fluturoj përmes teje

Shtegëtoj dhe në borë e stuhi,

Mund të bie nga lartë

Vetëm kur dorën ma lëshon ti!

ZHGENJIM

Kur e humb mëngjesi vesën

Dita tkurret,kohën mbledh,

Si dallgë luleve mbillet

Nga erë vetëtime!

Në mes thashethëme hijesh

Ti më tretesh si shkumë deti,

Kur e humb përthyer shpresën

Mëngjesit tjetër të zhgënjyer!

Rrokullisen gurë buzë lumit

Puhiza gremis në harresë,

Në furtunë papritur u ndesh

Gjithçka rrëzoi si gjethet në vjeshtë!