E hëna poetike me poeten;-Minivere Muja MAKA
Pak gjumë
————————
Në këtë natë të
Gjatë
Pak gjumë
kërkoj
Të shoh ëndrrën
Kur bora mbi mua
Vallëzon
Më fal pak
Vetëm pak
Gjumë
Gjallërinë të filloj
E shpirtit t’i fal
Butësinë
Vetes e ty
Lumturinë
Në ketë natë dhjetori
Pak gjumë kërkoj
Kur gjithçka shushurinë
E syrit
Ti fal pak shkëlqim
Më fal pak gjumë
O hënë udhëtare
Se trupi djersin
Ecja rënkon
Buzëqeshja
Ka ngrirë
O natë
Sonte më fal gjumë
Përqafim
Bekim
Ledhatim
Miklìm shpirti
Pak gjumë…
/ëëë.qendrapress,com/