E marta poetike me poeten:Kimete Zahiti TERNAVA

Kurrë s’do rresht së shkruari për ty

———————————————–

Kurrë s’do të harroj

Askush s’ndjen si unë

Qiellin retë

Tokën gjethet e rëna

Të kuqërremtën vjeshtë

Që se dua

Lulet e thara

Beharin që shkoj

E prekë me dorë e ledhatoj

Ndjenjat e mia

Shpirtin tim

Këmbët tek ecin shohë

Veçse ty

Që njëmijë e një netë

Mungon!

Askush s’ndjen si unë

Unë ndryshe shoh

Ndryshe përjetoj

Hapat tu buzëqeshjen tënde

Gjerat që ti bëje më mungojnë

Arrij të të shoh por a të shoh?

Ti atje mbledh lule kurorë

Lulet ah lulet që i prek me dorë

Më thoje se doje te unë të vije

T’më zgjosh nga ai mall

Po kurrë s’të pashë

As nuk me erdhe pranë!

Ndjej ndryshe ndjej se sa pranë të jam

Rreshtat e tu ruaj ku me pyetje si të kam

Ku unë të thoja se të kam xhan!

Ndjej si askush tjetër ndjej

Se sa shumë oh, sa shumë më mungon

Gjithçka më kthehet në skëterrë

Mu atëherë kur dielli perëndon

Se gjithë mendoj se diku je

Se afër vjen e më shikon

Sa shumë vuaj

Sa shumë ndjej

Si dita e nata më pikëllon!

Ma zgjat ndonjëherë  dorën e lotët mi fshin

Më thua të ec ta ndalosh vetmin

Por unë gjithë te vendi i njëjtë rri

Duke të ndjerë e të kujtuar ty

Tokën tek e shkel

Ngadalë pa bërë zhurmë

Se frikohesh mos ndjenjat mi shkund

Të lutem mos më ikë

se shpirtin ma tund

Mbes gjithë ditën e lume në pritje

Mos po më shkruan kund

Ohhhhhhh Ndjenjat më si kam

Si teli u këput

Dhe mbeta pa ty

e me vjeshtën që se dua

Tani asgjëkund!