E mërkura poetike me poeten;-Esmeralda BREGAJ

Nesër do të bëhet me mirë

—————————-

 Do te doja dhimbjen ta mblidhja,

ta fshihja nen çarçaf aty ku fshihen

fantazmat do i beja roje çdo natë.

Aty ku takohen ëndrrat puthet dhimbja dhe gëzimi,

mjergulla ngre çadrat kur papritur zbardh agimi.

 Do të doja shpresën ta prekja mbase do e

bëja kunat ditën do vallëzonte me mua

 kurse natën do e qante ketë fat.

 Përse jeta i pret krahët shpresës,

përse lutja nuk plaket kur i drejtohet zemrës?

Jete…fat..dritare e hapur .

hyn dhimbja pa trokitur dhe

shpresa rrëmben ashensorin e uritur.

Shprese ZONJE e madhe nga

fati dënuar ndez një pishtar dhe

zbut shpirtrat e renduar

Papritur zbret nata lehtas psherëtin,

puth dockat e ëmbla ,belbëzon…

NESER do behet me mire!!

/www.qendrapress.com/