E mërkura poetike me poeten;-Meri BO
Aromë gruaje
—————————–
Atë natë, jehona e zëri
meloditë e valëve që përqafonin bregun,
ndiheshin aq pranë.
Ah, sa me dehu trupi i ngrohtë i saj
Parfumi i flokëve kaçurrel
lagur nga shiu i verës dhe rimeli mbi qepallat
i jepte vështrimit, një pamje meteorësh.
Aromë gruaje
Erotizëm lakuriq dhe një intrigë dashurie,
nga zhveshja prej gjithçkaje,
këpucëve dhe rrobave varur në ballkon.
Ne, mbajtëm vetëm lëkurën,
pa marrë asgjë në memorje.
Galaksi i yjeve
dhe tingujt e violinave
e mbajnë sërish zjarrin ndezur
/www.qendrapress.com/