E mërkura poetike me poeten;-Rudina Muharremi BEJA

MARTESA

—————————-

Nuk do të zbrisje për mua diellin e së nesërmes

as zjarrin,

Prometeu qyshkur në duar mban atë flakadan,

dhe unë

nuk mund të të falja përherë pranverë

si Euridika bëri për Orfen,

por dhimbjet e varfra me ngjyrat e jetës do ti vishnim,

qiellin do ta preknim me duart që valëviteshin në dritën e dlirtë,

dhe shkallët që çojnë në Had,

bashkë do ti shkelnim,

dhe vdekjen,

për të mbetur përherë pranë.

/www.qendrapress.com/