E mërkura poetike me poeten:-Nurie BADUNI 

POLITIKËS

——————————-

Oh sa dhimbje ndjej ndër deje,

Kur veten e marr për dore,

T’i kujtoj rrugët pa krye,

Që paturp e dert na shtrove.

Oh sa kohë më kot më ikën,

Duke shkelur nëpër nyje,

Pleks e shpleks goglat e tua,

Pika turpi në dritëhije.

Oh sa gjurmë të errtë mbetën,

Ndër rrugët që na servire,

Ikën nata vjen mëngjesi,

Dielli ndrin e gjithkund hije.

Oh sa mërzi do më mbërthejë,

Për mundimet nëpër trungje,

Kur bora të më zbardhojë,

Tek kujtoj ditët në muzgje.

Oh çtrishtim do më kaplojë,

Çasteve që t’më zënë përdore,

E përhumbur do vajtoj,

Për jetën që ma shpërdore.

N. Baduni 25.09.2022

/www.qendrapress.com/