E mërkura poetike me poeten:Fatmire BERISHA
Ndihem e bekuar
——————————–
Nuse nusërova në të bukurën Klinë
Pajë penën, bashkë me poezinë
Me shpirt poetje tek BERISHTË kur shkova
Gjeta mrekullitë, fortë u lumturova.
Sa herë frymojë në fisin BERISHË
Zemra më këndon, në fisë të trimërisë
Në këtë fis të pushkës, e penës
Në krye të vendit sa i përket mëndjes.
Në këtë vend plotë merita
Mu këtu ndêr breza ish besa e tradita
Kētu ku kullave gurthemelet i vunë duart e murtarëve
Gjithmonë u dëgjua fjala e atdhetarêve
Sa me fat isha, ndjehem e bekuar
Se me njerëz të artit jetën kam filluar
Se fisi BERISHË jo vetëm në Klinë
Në tanë Dardaninë ta shton krenarinë.
/www.QendraPress.com/