E mërkura poetike me poeten:Lavdije HOXHA

Ndoshta do të kthehem një ditë!!

——————————————–

Ky internimi i kurbetit, frymën ma ka marrë,

Më ka burgosur, dhe shpirti nuk më ka rehat,

Nuk ndjehem e qetë, se gjithçka më mungon,

Vetmia në dhe të huaj, shumë po më mundon.

Me shpresë se do kthehesha përsëri, erdha në mërgim,

Çdo gjë që ndërtova, i lashë në harrim,

Mora me vete në valixhe, mall edhe shpresë,

Duke menduar se një ditë do kthehem, që në vendlindje të vdes.

Por jo po ndodh e kundërta!

Çdo gjë që ndërtova atje u shkatërrua

Kurbeti i zi rininë na e mori,

Me të dashurit e zemrës shumë na largoi.

Shpesh herë e mërzitur, e pyes unë veten time,

A do të kthehem vallë, ndonjëherë përgjithmonë në Atdhe??!!

Kjo pyetje në shpirt,sa shumë më mundon.

Dua që në vendlindjen time, e qetë të vdes atje.

Lavdije. Hoxha. 30 . 4. 2024.

 

/www.QendraPress.com/