Drejtori i Shërbimeve Publike Çelẽ Lamaj- pas shumë pyetjeve të qytetarëve dhe kuvendarëve jep këto sqarime

                         Drejtori i Shërbimeve Publike Çelẽ Lamaj- pas shumë pyetjeve të qytetarëve dhe kuvendarëve jep këto sqarime, tani kur  më  Prizreni, është shënderuar në një  kantier ndërtimi, pohon  se iu deshtë të  Jep sqarime  për  të nderuar prizrenasit si dhe kuvendarët. Ai shkruan

‘’Qytetarë të nderuar të Prizrenit,sot u mbajt seanca e rregullt e asamblesë komunale tẽ Prizrenit . Pati  pyetje shuma të kuvendarëve, drejtuar ekzekutivit  .Në këtë  rast kuvendari Ilir Gashi, pati një kërkesë për Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike rreth implementimin e trotuareve në unazën e qytetit e në veçanti për rrugën ‘’Adem Jashari’’ ku po zhvillohen punimet e vendosjes së kalldrëmit, në trotuar dhe mbjelljes se drunjve dekorative dhe luleve në të dy anët e trotuareve.  Për befasi kishte një propozim që të largohet ai gjelbërim.  Me theks lulet qe e kanë zbukurua këtë rrugë- unazë të qytetit???!!!. Unë e di, se para dy vitesh qytetarët nuk kanë mundur të lëvizin lirshëm në këtë unazë . Kjo për shkak se në këto trotuare u parkoheshin veturat. Sot, lëvizin lirshëm këmbësorët, nënat me karroca, njerëzit me nevoja të veçanta.. dmth, tẽ gjitha shtresat e qytetarëve,  e merreni me  mend ,kjo ju pengon këshilltarëve tẽ Lëvizjes Vendvendosje !!!!!. I nderuari Ilir, sot në botë mundohen të kultivojnë sa më shumë drunj, hapësira gjelbëruese, lule edhe nẽ Saharën e largët, e ju kërkoni heqjen e sipërfaqeve gjelbëruese. Kjo është  nonsens jo vetëm për mua si udhëheqës i një drejtorie ku kam edhe sektorin e ambientit ,e me duhet kujdesur edhe për gjelbërimin e qytetit. Por, do to të  zhgënjeni edhe votuesit e juaj me kërkesa të tilla sepse kanë shumë pa sens. Besojë,  jeni aktiv edhe   në rrjete sociale, dhe e shihni se si bota në ndërtesa mundohen të bëjnë hapësira gjelbëruese , apo edhe në ndonjë cep asfalti vetëm të kenë  pak gjelbërim  . Prandaj,  ju sugjeroj që të propozoni projekte të qëndrueshme për qytetin ku jetoni. E jo me kërkesa destruktive që nuk ju bëjnë nder as juve, bile   besojë  se edhe  fëmijët tuaj me këtë  nuk pajtohen . Sepse ne  kemi marrë  falënderime nga shumë   pronar lokalesh e ,disa nuk kanë  kursyer as mundin të  shtojnë kujdesin duke   shtuar kujdesin tyre e  dukë  hedhur edhe far bari  për të  bërë edhe më atraktiv këtë gjelbërim, me respekt Drejtori i Shërbimeve Publike Çelẽ Lamaj’’ shkruan  drejtori Lamaj./www.QendraPress.com/