E mërkura poetike me poeten;Margarita Llapushi ZENELI
Pa ata ,do ishim hiç’…
———————————
Në këtë botë, të butë ,të egër
s’është e thënë t’kemi veç miq,
ka dhe që na shohin shtrembër
nofkën’, u a vëmë armiq !
Në këtë botë, të butë ,të egër
po nuk patëm ca armiq,
tek miqtë tanë do ishim skllevër
s’do rriteshim ,do ishim hiç’!
Në këtë botë, të butë, të egër
progresi s’kërkon veç miq,
duhet ego të bësh emër
të duhen disa armiq!
Në u zhytsha në një baltë
nga një shtyrje e pashpirt,
e pres nga kundërshtarët
larg qoftë t’më ndodh nga miqtë!