E mërkura poetike me poetin:-Muharrem GASHI

DEHJA E DHEMBJEVE
——————————-
Derisa
kërcënimet
u janë përkushtuar
adhurimeve të humbjeve
Ikën
dashuritë
me kapriozitë
e shtojzovalleve
Ranë
pamjet
ndër fytyra
tek përmjerrin
moralin e kësaj bote
ja
dhembje
ç’turturojnë
jetëvdekjeve
edhe fotografitë
/QendraPress/