E mërkura poetike me poeten:- Ermira BEZATI

Pengu im!

———————

Peng e mora buzëqeshjen dhe i’a vesha vetes sot!

Mora peng edhe disa rreze dielli dhe bëra kuror,

Aqsa zemra,gëzueshëm filloi të rrahi më plotë,

E shkriu aizbergun e saj të mbuluar me borë.

Peng mora edhe disa fjalë që s’i thashë kurrë!

Sepse fytyrën tënde se pata kurrë përballë,

Me to zbuta lotin që ishte kthyer në gurë,

Që kur rrëshqiti faqeve u kthye në mall.

Peng mora të gjithë botën por ty s’të zura dot,

Se di ku m’u fshehe që s’të pash gjëkundi,

Ju luta t’më tregonte edhe të madhit Zot,

Të dërgoj rrufe qiellore,zemrën të t’a shkundi.

Ermira Bezati

/QendraPress/