E premtja poetike me penën e artë të poetes;Nexha REÇICA

RRUGËT E PARKUT

—————————————-

Prej këtij parku

e deri në vendin tim

të shpie kjo rrugë brigjeve

në mëtimet e dashurisë

dhe kujtimet e një emri.

Është një përemër pyetës

kur nisesh në udhëtim

kjo pellgje të shpie

drejt humbjes së mallit tim.

Ku vetëm unë

mund të hy e të dal

nga qarkorja e tij.

/www.qendrapress.com/