E rëndë: 24-vjeçarja në Gjakovë tenton t’i japë fund jetës së saj, vëllai e gjen të përgjakur në dhomën e gjumit    

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në fshatin Firze të Gjakovës, ku një vajzë e re dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali .Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Gjakovë, kanë bërë të ditur se 24-vjeçarja është dërguar nga familjarët e saj në gjendje të rëndë, pasi që dyshohet se kishte tentuar t’i presë venat e dorës.Falë intervenimit të shpejtë të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e vajzës është stabilizuar dhe e njëjta tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetë.Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes mirëpo për shkak të gjendjes së 24-vjeçares, nuk kanë arritur që të marrin një deklaratë nga ajo. Në kuadër të hetimeve është intervistuar vëllai i viktimës, i cili ka deklaruar se ka qenë ai që e ka gjetur motrën e tij të gjakosur në dhomën e gjumit, me ç’rast menjëherë e ka nisur për në spital, teksa nuk dihen motivet që shtynë të renë të bëjë këtë veprim.Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.*Inkurajojmë këdo që ndodhet në periudha të vështira emocionale apo ka mendime për vetëvrasje, të drejtohet tek institucionet e specializuara për ndihmë dhe këshillim.