E shtuna poetike me poeten;-Migel FLOR

Vetmia
————————-
Hëna e pabërë vuan
rilindjen e saj,
dhe gjysma e ngrënë
pret, si në faj…
Koha s’njeh përkulje
mbi veten,
dhe në lakun e ngushtë
mëkatet treten…
Pasionet janë valëza,
si kokrrizat e rërës
në filigram i shkojnë
te syri i gjilpërës…
Një qerpik drite
është edhe një fluturim,
por edhe vesë loti
më shumë se shikim…
Isoja një delfinëshë zëri
tirret lëmsh në grykë
ndaj simfonia e tyre
sjell ndjesive tjetër muzikë…
Një mesnatë iku, tjetra erdhi,
e harkoi përsëri një lak
pritja hodhi myshkun jeshil
dhe kurrë s’kërkoi shkak
Vetmia s’është mjerim,
edhe pse digjet e bëhet hi
është një dashuri e thinjur
që rrallë lotin e derdh në shi…
Migel Flor
/QendraPress/