E shtuna poetike me poeten;Etleva QERRETI 

UDHËTIMET MË TË BUKURA

Udhëtimet më të bukura
i bëj në ëndrrat e mia
kur u vij shpesh për vizitë
me sytë rrethuar me dhimbje
dhe me shpirt të trishtuar
Sapo sho, më lumturon pak,
lumturoi ditët e mia të trishtuara.
Ëmbëlsia jote ma shkrin zemrën,
trupi yt i bardhë dhe i njomur,
i etur për dashuri,
më djell mendime të ngrohta.
Jam dashuruar çmendurisht me ty,
ti më magjeps,
pa dashur më ke rrëmbyer zemrën
me ëmbëlsinë dhe butësinë tënde,
me ndjeshmërinë
dhe me buzëqeshjen tënde të adhuruar.
Është i trishtueshëm fati im
Mund të të vij për vizitë
vetëm në ëndrrat e mia.

/www.qendrapress.com/