E shtuna poetike me poeten;Fat-mire Zenelaj SOPA
Ulërima e heshtur
——————————————-
Vraponte natën nën dritën e ftohtë të yjeve
mendonte se edhe ëndrrat po e braktisnin.
Kur ëndrrat e saj ishin veç të sajat ,
ato ishin vesa e mëngjesit në ditën e pranverës.
Vraponte nëpër pyje dhe fusha vetëm
dhe në heshtje dëgjoi pemët, dukej sikur po qanin
në një natë të pastër me yje, zëri i shpirtit të saj ulërinte
Mos qaj Zambak i bukur, qohu, lulëzo
ushqehu nga vesa e mëngjesit, qëndro përball të ardhmes, mos u dorëzo,
lejo të shpërndahet aroma jote, të cilës i je ndrojtur
duhet të mësohen me aromën e një gruaje
Të gjitha pemët kishin tashmë të drejtë
në këtë ankesë,
je bërë si një lule e vdekur në izolim,
frika ha petalet e rinisë tënde çdo ditë
thellë në shpirtin tënd i shohim fushë betejat e botës
dhe ëndrrat tua shuhën ngadalë në shtratin e vdekjes
Në netët e stuhishme shpirti të ulërin
ti paguan për fjalën e ndaluar
Zakonet e traditat fluturuan me ty
Flaka u shua, u bë prush
/www.qendrapress.com/