E shtuna poetike me poeten:Manushaqe ISMAILAJ
RRUGA E FATIT!
—————————————
Thurja sifonin me vargjet e jetës.
Në thellësinë e pafundme të imagjinatës.
Thurja ëndrrat e jetës, larg të vërtetës.
Ja hiqja jetës jetës dallgët e shtrëngatës!
Ëndrrash kërkoja fatin e fshehur nën thua.
Dëshirat e mia ëndrrash realizoja.
Por fati pa pritur, krejt u zgjua.
Më ngriti nga ëndrrat, aty ku vallëzoja.
Fati më ndriçoj me rrezet e tija.
Në këtë rrugëtim që as vetë s’besoja.
Të shkoja kaq larg ku as vetë se dija!?
Atje fati më dërgoj, atje tē jetoja.
Fatin e prisja të zbriste nga qielli.
Por fati jetonte bashkë me mua!
Ngrehu më tha se ndriti dielli.
Hëna m’buzëqeshi, ndihej e gëzuar!
Manushaqe Ismailaj
Island