E shtuna poetike me poeten;Valbona Hadri

Ëndërruesi

———————

Me vite fshehte

Ndjesinê e rreme, bêhej sikur ishte engjëll.

Herë – herê villte helm e vrerë

Por gjithsesi kuptohej me një tê thënë goje , me njê fjalê të shkruar, me një vizatim tê zbërthyer.

Symbyllurazi pëshpëriste në heshtje mallkimin.

Pse mori dhuratë nga i madhërishmi bekimin e të qenurit njeri.

Buzëthari ishte bërë hi edhe përbrenda shpirtit të tij,

Ai nuk dinte ta vlerësonte të paktën një fjalë paqeje .

I jargitur mbulonte ballin e djersitur,

Paaftësinë e tij e kthente në paragjykim se gjoja po e dinte fundin e botës …

O bobo …

Ndal të ta them unë,

se ti dhe realiteti keni në mes një tokë dhe një qiell.

Iku pra…

Përëndoi kohë e djalërisë

Erdhi moshë e syqeltësisë.

Përqafo dhe gëzohu lindjes së diellit,

bëj paqe me njerëzinë,

Nëse ke në shpirt dashurinë.

Valbona R.Hadri

09.07.2022