E shtuna poetike me poetin;-Rexhep F.MORINA

MERCENARI

—————————-

Si lider opozitar, që merrte primatin e të drejtit.

Vetëm kriza thellonte në luftë kundër pushtetit.

Poshtërsinë e mbillte n’masë, si pemë të ndytë,

Kushdo që frutat i kafshonte, ju mbetnin në fyt.

Sa herë godiste pushtetin, e ledhatonte opozitën,

Etshëm e thoshte, demokracisë ata ia zënë dritën.

Lideri liberal, prapa lirisë e kish të errtë qëllimin,

Të rrënjosi filozofinë e re, sharjen dhe linçimin.

Kështu të baltosi sakrificat, dhe gjakun e derdhur,

Mbi atdhe të zbrazi gjithë helmin që ka mbledhur.

Duke përdhosur vlerat e shenjta, idealin kombëtar,

Marrëzisht i shërben interesit të huaj ky mercenar.

/QendraPress/