E them me përgjegjësi morale dhe intelektuale,fillimisht, vet ngritja e një tribunali/gjykate të tillë në parim është sfidë e panevojshme

0

                Prof .Amantina Pervizaj Kelmendi ,lidhur me  debatin tashmë  më të shpeshtë  Për nismen e Organizatës të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kosovës për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale,se  a duhet të  merr miratimin e  deputetëve të Kosovës? Shkruan:-“ Në themelet e së kaluarës ndërtohet e ardhmja.

Prandaj,qështja e Gjykatës Speciale dhe ligjit për të është nga më të ndjeshmet, dhe duhet pasur kujdes edhe kur shprehim pothuajse qoftë vetëm një mendim të lirë rreth saj!

       E them me përgjegjësi morale dhe intelektuale,fillimisht, vet ngritja e një tribunali/gjykate të tillë në parim është sfidë e panevojshme,pastaj miratimi i ligjit për Gjykatën Speciale në plotësim të të gjitha dispozitave të kërkuara ndërkombëtarisht pothuajse plotësuan mbarëvajtjen e një akti denigrues për Çlirimtarët. Gjithsesi derisa themelimi i Gjykatës Speciale, e pastaj ligji për të, u votua edhe nga vet Çlirimtarët,neve na takon vetëm të rreshtohemi në mbështetje,dhe bindje ndaj një sfide të tillë.

Por,përpjekja e ditëve të fundit që të ri-zgjohemi dhe të kërkojmë ‘përmirësime’,ndryshime,të ligjit tashmë në funksion, mendoj se do të ngris dilemë,alibi,besa dhe dyshime më të thelluara mbi arsyet e një nisme të tillë.

          OVL besoj që ka bazë për një gjë të tillë dhe nuk dyshojmë në këtë,por në këtë legjislacion ‘phantom’ që hezitoi/injoroi qoftë vetëm nismën në mbrojtjen institucionale të vlerave të luftës,pastaj dhe vet mënyrat e trajtimit të kësaj qështje,bëjnë të dyshojmë në çfarëdo pozitiviteti të mundshëm në këtë raport.

   Dhe ne,definitivisht ‘fitojmë luftën dhe humbim në paqe’,derisa me kryeneqësi luftojmë gjithçka që është sublime.

Padyshim historia do lartësoj dhe dënoj secilin akt,dhe asnjë gjak i pastër shqiptari nuk dyshon në luftën sakrifikuese deri vetmohim të ‘Çlirimtarëve’.”/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *