Fillimisht kërkesa e bashkësisë ndërkombëtare ka qenë e pa drejtë ,kur ka kërkuar një Gjykatë të një anëshme
Alush Shala, kuvendarë i KK të Prizrenit, thotë:-“ Sa i përket pytjes tuaj për një opinion profesional,dhe a mundet Parlamenti i Kosovës ta zhbëjë Gjykatën Specale ?:Për gjigjëja ime është se unë nuk jam jurist dhe natyrisht nuk mundem me dhënë përgjigje profesionale,. Unë mundem me dhënë mendimin tim personal.
Fillimisht kërkesa e bashkësisë ndërkombëtare ka qenë e pa drejtë ,kur ka kërkuar një Gjykatë të një anëshme ku i gjykon vetëm shqiptarët, ku thuhet për individ të caktuar që kanë mujt me bë krime,dhe natyrisht unë mendojë që tërë Kosova është për tu zbuluar krimet e bëra në Kosovë.
Në fakt tani po del, që kjo është Gjykatë politike dhe drejtpërdrejtë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës .në fakt aleatit të NATO së. Po them,kështu sepse, nga ato që janë publikuar janë shumë emëra që janë ftuar si të dyshuar dhe si dëshmitarë.
Në fakt, këta e paskan krijuar Gjykatën për ti gjykuar bartësit e luftës, siq është Shtabi i Përgjithshem i ushtrisë tonë. Definitivisht jam kundët kësaj gjykate, edhe pse unë ju kam përgjigjë ,sepse mendoëj që po respektojë vendimet e shtetit tim. Tani mendojë që këto Dhoma të Specializuara sipas strategjisë serbe dhe ruse, krye këput janë kundër shtetit të Kosovës.Sepse ata po ti degradojnë bartësit e luftës dhe jo kriminelët. Hashimi ,Kadriu, Ramushi,Fatmiri,Samiu e shumë të tjerë nuk janë individë ,por janë vet shteti i Kosovës që duke filluar nga fillimi e deri në momentet që po flasim ishin përfaqësuesë të Kosovës dhe të gjitha bisedimet për Kosovën i zhvilluan me gjithë ata burra shteti dukë filluar nga Amerika e deri të këto shtete të Europës dhe Ballkanit. A nuk ësht turp për bashkësinë ndërkombtare që 22 vjet, pasken zhvilluar takime me “kriminela”? .Prandaj, mendimi im është të gjith juristat e Kosovës Akademia e Kosovës me bashkpunuar me juristë ndërkombëtar , që janë miq të Kosovës dhe me argumentë ,me e hudhë poshtë këtë gjykatë pa vlera. Përndryshe bashkësia ngëekombëtare duke filluar UNMIK-u ,EULEX-i,KFOR- i e Policia Ndërkombëtare të shpallen jo të ligjshme në Kosove, sepse ata e patën në dorë Kosovën.”/qendrapress.com/