Fryma poetike e së dielës me poeten;- Adri ADRIANA

Ne dhe shiu…
———————–
Në një shi me shumë vrull,
Nën një çadër ne të dy,
Unë lagur dhe bërë qull,
Se të shihja ty ndër sy.
Erdhe afër meje dhe më puthe,
Për inat t”reve me shi,
Afrohu pranë, ti mu lute,
Bjer o shi me rrëmbim ti.
Dhe një këngë nis me ngadalë,
Të më thahen flokët mua,
Ndjenjat derdhen valë – valë,
Pres të them sa shumë të dua.
Më buzëqesh si një fëmijë,
Sytë mi mbyll ti me dy duar,
Afër vjen më merr në gji,
Shpirti derdh ngjyra praruar
/QendraPress/