Fryma poetike e së dielës me poeten;-Igballe SADIKI

Nënë – Zemra që Rreh për Ne

—————————————–

Duart tua mbajnë gjurmë jete,

sakrificë, net pa gjumë, ditë plot durim,

zemra jote rreh vetëm për ne,

pa kërkuar kurrë shpërblim.

Si në zjarr e si në stuhi qëndron përballë,

lodhjen kurrë s’e tregon në sy,

ti për ne as kufi nuk njeh,

se gjithmonë mendjen e ke tek ne.

Edhe natën kur fle në gjumë,

na shikon me njërin sy,

si ti s’na do askush tjetër,

as ne s’e duam askënd, Nënë, si ty!

Dashuria jote nuk ka fund,

as koha nuk e shuan dot,

je dritë që na mban gjallë,

je zemra jonë në këtë botë.

/QendraPress/