Fryma poetike e së dielës me poeten;-Albulena LETAJ

RRUGA E GURBETÇARIT

———————————————-

Eh! Sa të rinj këtë rrugë e zgjodhën

Jetë më të mirë për t’kërkuar

Lan pas vetes gjithçka patën

Nëpër rrugët e botës vërshuan

Seç rënkon qielli nga lart

Kur sheh nënën si vajton

Kur i flet hënës natën vonë

Rrugën të birit me lutje t’ia ndriçon

Hëna seç u bë e plotë

Yjet plot shkëlqim lëshuan

Lotin n’sy e dhimbjen n’zemër

Nënëngratës ia kuptuan

Eh! Një ditë ky shpirt u lodh

Trupi saj filloi të plaket

Gjersa zemra saj së rrahuri pushoi

Ky rrugëtim kurrë nuk mbaroi

Pa më thuaj çfarë arrite

Jeta vdekja s’kanë termin

Vdiq syhapur e përmalluar

Ti s’arrite as në varrim

/www.qendrapress.com/