Fryma poetike e së dielës me poeten;-Leonora N.LOKAJ

Qielli i thyer copash

—————————————-

më është derdhur në sy

dhimbja e rritur me mua

muzgjeve të përvajshme

rrudhat e ballit mi numëron

shtegut nga kalon malli im për ty

gjurmët ruhen si gjethet e venitura

të stinës bojë dalë

Si vdekja e ushtarit në sytë e syzezës

është bërë kënga ime

e ftohtë acar

e dhimbshme deri në palcë

…Edhe në këtë festë pikëllimi

malli djegka prush

zogjtë e uritur të pranverës

me dromcat e dhimbjes sime po ushqehen

malli s’paska skaj!

/www.qendrapress.com/