Fryma poetike e së dielës me poeten;-Anila TOTO

Ra natë
———————
Ra natë.
Sytë mbyllen,
mbyllen hapësirat qiellore.
Veçse aorta të them
rreh parreshtur
dhe ndjenjat tona njerëzore.
Nëse më pyet:
-Po unë ku jam?
Tashmë si të përgjigjem?
Ti je në gjak,
mërmëris ngadalë,
në çdo rrahje të zemrës sime.
/QendraPress/