Fryma poetike e së dielës me poeten:-Arta Dauti RAMADANI

Kur Kujtimi Ka Datë

——————————–

Disa ditë janë më ndryshe,

janë më shumë se një kujtim,

janë ato ku shkruhen emrat

në kalendar me një shënim.

Nëpër festa kalojnë vitet,

përsëriten vit për vit,

dhe urimet bashkangjiten…

pse s’lexohen? Është një ditë.

Një ditë që s’ka nevojë për fjalë,

as për zhurmë, as për dhuratë,

veç një mendim të dërguar larg,

atje ku zemra ka mbetur gjatë.

E kujton pa e thënë me zë,

por ndjen si gjithmonë një fije drite,

që prek shpirtin në mënyrën e vet,

si një kujtim që s’ka mbarim e s’prite.

Sepse disa ditë, sado që ndryshojnë,

mbartin brenda një emër të heshtur,

një histori që ende frymon

në një vend të vogël… por të përhershëm.

Shumë kujtime janë me data,

që do vit ne i kujtojm’,

mbërenda zemrës janë do fjalë

që me zë nuk i lexojm.

/QendraPress/