Fryma poetike e së dielës me poetin:-Perparim DIDA

Shpata e dritës hyjnore mbeti
(Shpata Eskalibur, qe u ngul ne shkamb e askush nuk e shkuli)
—————————————————-
Thuhej në gojdhënat e lashtësisë greke,
mitologjitë ngjajnë me qeniet njerëzore,
që kokat ua pret shpata e dritës qiellore,
e shkuara hyjnore s’njihet nga njerëzia.
a ndoshta nga frika dhe frikë nga padia?
Në gërmimet arkeologjike ç’nuk u gjet,
materje t’shformuara n’një formë tjetër,
at’shpatën e dritës e yllin e zjarrtë grek,
s’mundën t’ja gjejnë mitologjisë së vjetër.
a ndoshta dhe frika dhe frikë nga padia”
Evoluoi bota e gjithfarë misteresh zbuloi,
por atij yllit zjarrtë,nuk ju afruan kurrsesi,
ndoshta shpata e dritës në prag i ndaloi,
preu koka njerëzish mbeti hyjnor misteri,
mbeti shkenca në padije por a nga frika?
/QendraPress/