Fryma poetike e së dielës me poeten: -Blerta BASHA

Mallin kam bërë buqetë!
——————————————-
Se ti je dashuri pa kushte nëna ime!
Ah, nëna ime që jeton mes yjesh në qiell,
mallin për ty e kam bërë buqetë në shpirt.
Sa herë del hëna në darkë, moj nënë,
unë i pëshpëris erës të të përqafojë ty…
Ah, moj nënë, sa fjalë lamë pa thënë,
nëpër muret e zemrës kam qendisur ty,
Me lotët që rrëshqasin si ujvarë ,
ngjyej penelin dhe shkruaj poezi!
Ah, nëna ime që më bekon nga lart,
sa herë del dielli më ngjan me ty.
Dashuria jote edhe nga parajsa,
më mban në prehër sikur isha fëmijë…
Blerta. 23 Maj.2026
/Qendrapress/