Fryma poetike e së dielës me poeten: -Seli MURATI


BREGUT TË DETIT
———————————–
Natën kur të lashë, bregut
një përqafim
fala, yjeve, të ndalonin me ty
dergjen
orët e jetës si një shtatore e heshtur
universit të pafund
strukur mbi ëndërrat, fantazitë
gërshetoheshin
aty ku takohej perëndimi dhe lindja
gjenin, sytë e tu
Yje ndezur, flakin dashurinë, në një takim
të fshehtë “adoleshenca” ,
më ndjek
në ç’do hap, ndjenjat
na bashkojnë
gjer në agim falur emocionesh
si nje pikturë
mes mijera ëndërrash mbete!…
Dëshira e zjarrte.

Ti, engjëll i mëngjesit
tej bregut
shpirti!… Mes dashurisë si nje shkëliqim
bukurie
rrezja jote ngroh dhe zgjon!…
Si pranverë
në mendim ndersa natën, je ëndërra
më e bukur!…
Perrallë, aroma jote digjte, shpresën.
O zjarr, i veshur!…
Flak dashurie binin si gjethet
e verdha vjeshtes
pranë teje po qëndroj!…
E heshtur
Mes stinëve të ndarë
qiellit!…
Qiellin shohim bashkë kur dielli
Na perëndon

/Qendrapress/