Fryma poetike e së dielës me poeten;-Drita Rubjeka ZENELI

Sonatë mëngjesesh

(Vendosni yllin tuaj në ditën tuaj të lindjes miq…)

———————————————————–

Agun e parë të verës ma troket vala detare,

Çukima e pëllumbit të bardhë në dritare,

Cicërima e dallëndysheve në folenë e ballkonit,

Sonatë mëngjesesh,

Agu bëhet nun që ditët pagëzon,

Hëna

mban në pëllëmbë frymën e agut,

Marta

vesh fustanin e vesës,

Mërkuri

u mëson yjeve alfabetin e dritës,

Enjta

qep me rrezet e diellit mantelin e pemëve,

Premta

i fal detit ngjyrën e ëndrrës,

Shtuna

mbledh në sofrën e zemrës aromën e dashurisë,

Diela

hap portat e dritës,

Java

mbledh bijtë në folenë e agut të parë,

Sonatë mëngjesesh…

/QendraPress/