Fryma poetike e së dielës me poetin;-Imer HYSA

NË BREGDET
—————————
Bluja e ujit, diellit i mori shkëlqimin
Dhe veten ngjyrosi në blu të argjendtë,
Pulbardhat si avionë më vodhën shikimin
Larg një anije përshëndet me sirenë.
Në breg, ah në breg është krejt ndryshe
Fëmijët buzë ujit bëjnë kala prej rëre,
Si heronj duan detit tja ndalin furin
Forcën e dallgës në shkumë t`ia kthejnë.
Adoleshentët në rërë vizatojnë zemra
I ngulin në mes një shigjetë a thikë,
Anash saj gdhendin emra e iniciale
Dhe gëzohen kur valët e detit si gjuhë i lëpijnë
Dikush ngarkuar me mjete notimi
Kalon me shpresë se do shesë diçka,
Një tjetër shtyn karrocën e dorës
Thërret me të madhe, fruta dhe misra.
Të rriturit shtrirë gjërë e gjatë në shezllongë
Me telefonë moderne flasin në facebook,
Ca luajnë tavëll e të tjerë shah luajnë
Unë i vetmi që lexoj libër, si student vjeshtuk
/QendraPress/