Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Urim MEZINI

KUR TË KEM SHKUAR

———————————-

Mbase dikush do të flasë,

kur unë të kem shkuar.

Do hedhë baltë, ç’t’i vijë nëpër gojë,

e këtë mbase me qëllim të caktuar.

Do thotë ndoshta edhe fjalë të rënda,

siç bëjnë ata që flasin pas shpine.

Burrecë që inatin e ruajnë përbrenda,

flasin, e dinë që s’u kthej përgjigje.

Por kushdo qofsh, nëse burrni ka mbetur,

atë që thua, provoje me vepra.

Tregoju rrugën që unë kam shkelur,

Provo dhe ti,si unë, të ngjitesh me kthetra!

Nëse e bën, dorën i shtrëngoj me dashuri,

me zemër të pastër, pa mllef dhe inat.

Burri pas krahëve s’duhet të shajë njeri,

këtë më mësoj ky rrugëtim i gjatë.

Të flas sa të dojë, t’i bëj qejfin vetes,

unë do jem i qetë në baçen e parajsës.

Sepse ai që s’ia pati frikën jetës,

s’ka frikë as fjalët që thuhen pas ikjes

/QendraPress/