Fryma poetike e së dielës me poeten:-Mimoza MARJANAKU

Nate qiellore
___________________________
Stjuardesa,
për të miliontën herë,
gjunjëzon koka.
E vetmja herë
që nuk dua
të jem burrë.
I lexoj emrin.
Quhet Teutë.
Po të quhej Rozafë,
do nxirrte një gji.
Dy fëmijë
më ndërpresin fantazinë.
Po prekin qiellin
me dorë.
M.Marjanaku
/QendraPress/