Fryma poetike e së dielës me poeten:-Vilma NIKA

Hej, jetë!

—————————

Breji e shtrëngoji dhëmbët

e urrejtjes n’tersni.

Ka dit me shku moti

urjek prej dashnisë.

Që prej t’ëmblit gji

kur nëna t’ka ndarë,

je rrek me synë e diellit

n’ëndrra prej marrëzisë.

Hej, jetë!

N’këmbët e tua u përgjëruan

mishtarë që shpirtin e ndjenë

peng të mëkatit me djaj.

Si me ia dalë k’tij përgjërimi?

Ti, thej e brej kocka

në faj e n’pa faj!

Në të dyja botët

je shpresë mëshirimi

/QendraPress/