Fryma poetike e së dielës me poeten:-Sadbere Gagica SPAHIJA

NËSE

————————-

Takohemi ndonjëherë

Mos e ul shikimin

As mos qaj

Ti ike nga ky lum malli

Udhë të mbarë bilbil

Ke lënë një qiell pa hënë

pa pëllumba

pa këngë…

Në çerdhen tjetër..

Të këndosh me dashuri

zemra ime është qiri

ndizet fikët në vetmi!…

/www.qendrapress.com/