Fryma poetike e së dielës me poeten;- Xhevrije Kurteshi NIMANI

MBRËMJE VERE ME HËNË

Kur dielli perëndoi

E nata lëshoi shtat,

Tek sa unë po rrija

Për ty nënë ndjeva shumë mall.

Në këtë vend dikur

Ti më rrije pranë ,

Bisedonim gjatë

Deri natën vonë.

Kur fresku i mbrëmjes

Sonte të më marr,

Nuk do ta ndjej më dorën tënde

Krahun të ma mbuloj.

Nuk do ta ndëgjoj më zërin tënd

Të ëmbël e të butë,

Mbetën vetëm shumë kujtime

E unë për shpirtin tënd duke u lut.

www.qendrapress.com/