Fryma poetike e së dielës me poeten;-Mimoza Hoxha XHEBEXHIU

KALIMTARË JEMI!

——————————————

Ne ecim ashtu kuturu,

e asgjë nuk po kuptojmë,

nuk po dimë se ku me shku,

shpesh drejtimin e harrojmë!

Ishim ndryshe kur u lindëm,

ashtu të pastër si kristali,

asaj që donim nuk i’u bindëm,

kjo babëzia në udhë na e ndali!

-E humbëm ,o njerëz!

-atë esencën e vlerës!

-nuk erdhëm me këtë mëndje atëherë,

erdhëm të jetonim me dashuri e nder!

Nuk e di pse kemi kaq mani,

tjetrit ti shkaktojmë veç se mërzi,

dhe me fjalët që nxjerrim nga goja jonë,

aspak se kuptojmë sa shumë e dëmtojmë.

Askush këtë ,asnjëherë se mendon,

se sa shpejt kjo udhë po na shkon!

Veç se energji ,pasuri të vetme kemi,

e si të tillë duke hulumtuar nëpër kohë jemi!

/www.qendrapress.com/