Fryma poetike e së dielës me poeten;Minire Rukovci HYSENI

VDEKJA PO I MERR ME SY KAH EKRANI

——————————————————————

Po kalojnë vite edhe dekada,

e njerëzimi pret që të shoh pak dritë.

Po rriten fëmijët të rinjtë po plaken,

jeta po u shkon njerëzve duke pritë.

Mu kujtua baba në moment të vdekjes,

nga jashtë dëgjoheshin zëra duke thirr:

– Na u vra Ylfetja, na u plagos Fatmiri!

– nuk do ndalemi kurrë, derisa të bëhet mirë.

Kohë e demonstratave të gjithë ishin ngritur,

kundër atijë regjimi që torturat po i shton

– hapeni derën-, tha baba, – dua t’ua dëgjoj zanin,

unë po vdes me brengë që kjo rini të fitojë.

Pastaj vdiq Sheqiri, vdiq Avdiu e …

e qindra të tjerë që vdesin çdo ditë.

Të gjithë për në amshim po nisen me mall,

s’arriten ta gëzonin ditën që kanë pritë.

Vdekja i merr njerëzit fare nuk i pyet,

pritjet mbesin si ëndërr e pa realizuar.

Të gjithëve kah ekrani po u mbesin sytë,

vetëm një lajmë të mirë ta kishin dëgjuar.

/www.QendraPress.com/