Fryma poetike e së dielës me poetin;-Abdullah BLAKÇORI

DIELLI I SHQIPËRISË
(KRYEHEROIT ZAHIR PAJAZITI)
——————————————–
Me ato flatra të shqiponjës
Gjer të retë Ti fluturove
Ti armikun si rrufeja
Gjithë me plumba e shkrumbove
Nga ai gjak t’rrodh si krua
Të gjithë thonë se lindëm ne
Ti je kështjellë e papushtuar
Ku shqiponjat kanë fole
Nëpër re që qiellin nxinë
Gjithë Ti diellin e kërkove
Me atë gjak që t’rrodh si lumë
Ti Atdheut plagët ia mëkove
Dora jote qoftë bekuar
Që përherë rri në martinë
E ruan diellin n’t’gjitha trojet
Të rrezojë gjithë mbi Shqipërinë…!
/QendraPresss/