Fryma poetike e së dielës  me poetin:-Gëzim AJGERAJ

IDEALI

Më mbeti në gji

Si një suvenir i ëndrrave të prangosura

Peshën e Atdheut e mban në shpirt

Me një copë beze të kuqe

Mbështolla ëndrrat e zogut

Mbi krah të vargut flatrova dëshirat

Dikush i ka rënë në qafë ëndrrës

Frymën ia ka zënë shpresës

Janë hijet e liga të gjakut të prishur

A bëhet Atdheu

Me bajraqe katundi, more hej?!

/www.qendrapress.com/